Territori shqiptar do të dominohet këtë të martë nga kthjellimet dhe vranësirat, të cilat do të jenë më të dukshme në orët e mesditës dhe pasdites e që mund të sjellin reshje shiu në zonat malore.

Dita e sotme do të karakterizohet nga temperatura më të ulëta se ditët e tjera, të cilat do të luhaten nga 15°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke shkaktuar dallgëzim 3 ballë.

Edhe Kosova do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat gjatë gjithë ditës. Gjatë orëve të mesditës parashikohen reshje shiu në Perëndim dhe VeriPerëndim të Kosovës.

Maqedonia e Veriut do të mbizotërohet gjithashtu nga kthjellimet dhe kalimet e vranësirave përgjatë gjithë ditës. Pritet që në orët e mesditës dhe pasdites të ketë edhe reshje shiu në Veriperëndim të territorit.