Në këtë të hënë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të alternuara në thuajse të gjithë territorin shqiptar.

Gjatë orëve të mesditës dhe më tej parashikohet që të ketë edhe reshje shiu dhe stuhi në verilindje, juglindje dhe zonën qendrore.

Pavarësisht reshjeve që priten, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.

Sakaq, era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke shkaktuar dallgëzim mbi 2 ballë.

Edhe në territorin e Kosovës, kjo fillim jave do të nisë me reshje shiu. Gjatë paradites, koha do të jetë e qëndrueshme dhe do të ketë kalime të pakta vranësirash ndërsa gjatë pasdites pritet të ketë reshje shiu.

Maqedonia e Veriut do të jetë gjithashtu në ndikimin e një moti të kthjellët e të qëndrueshëm gjatë pjesës së parë të ditës ndërsa më pas, pritet të ketë reshje shiu në të gjithë vendin.