Kjo e mërkurë do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut gjatë gjithë 24 orëve. Vranësirat do të pësojnë zhvillime dhe pritet të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë vendin, ku nuk do të mungojnë rebeshet e shiut.

Ndërkaq, në zonat malore parashikohen edhe reshje të pakta dëbore. Gjatë mbrëmjes dhe orëve të natës pritet edhe një përmirësim gradual të kushteve të motit si fillim në zonat perëndimore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.