gjithë territori shqiptar do të vijojë të mbetet në kushtet e një moti të paqëndrueshëm, me vranësira e reshje shiu intensive kryesisht në ultësirën perëndimore, e reshje dëbore  në zonat malore verilindore dhe juglindore.

Sakaq, gjatë mesditës pritet të ketë një ndërprerje të reshjeve të shiut, që parashikohet të rinisin gjatë pasdites ku do të ketë edhe rrebeshe shiu shoqëruar me rrufe dhe shkarkesa elektrike, që do të vazhdojnë edhe gjatë natës,

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 1 – 2 gradë, në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim deri në 5 ballë.