Thuajse e gjithë dita e sotme do të dominohet nga reshjet e shiut dhe vranësirat e shumta. Përgjatë ultësirës perëndimore priten rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere, kryesisht në vijen bregdetare.

Gjithashtu, pritet që edhe pasditja të vijojë me rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere në zonat e hapura bregdetare. Sakaq, në zonat malore priten reshje të izoluara dëbore. Moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor -Jugperëndimor kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.