Gjatë ditës së sotme pritet një përmirësim i kushteve të motit, ku parashikohen reshje shiu vetëm në zonat e thella malore. Në zonat e ulëta dhe ato bregdetare pritet një mot i alternuar me kthjellime e vranësira të shpeshta gjatë gjithë ditës së martë.

I ftohti do të ndihet në thuajse të gjithë territorin, teksa pritet që mbrëmja dhe nata të mbizotërohen nga kthjellime dhe vranesira por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshem në mëngjes, por rriten në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.