Këtë mëngjes, tifozët e Romës u zgjuan me shumë pikëpyetje, hutim dhe zemërim për humbjen e mbrëmshme kundër Spezia, që pason atë në derbin e së premtes së kaluar. Momente reflektimi në “Trigoria” për të ardhmen e Paulo Fonseca, pikëpyetje për portugezin dhe ndryshim i mundshëm në stol. Sot po zhvillohen takime midis menaxhmentit të klubit, ndërsa disa zëra flasin për një kthim të mundshëm të Luciano Spalletti.

Tifozët, përmes rrjeteve sociale komentuan në lidhje me lajmin e ndryshimit në stol: “Edhe një herë tjetër Spalletti? Le të mos bëjmë shaka, ai e shkatërroi Romën një here. Ne nuk mund të bëjmë gjithmonë të njëjtat gabime”, – shkroi një romanist. Një tjetër vijoi në të njëjtën linjë: “E treta e vërteta për Luciano? A jemi të sigurt se ai mund të bëjë më mirë se Fonseca? Spalleti është një trajner shumë i egër, rrezikon të thyejë dhomën e zhveshjes”.

Lidhur me kthimin e tretë të Spalletti në “Trigoria” ka edhe tifozë pro: “Unë do të shkoja dhe do ta merrja menjëherë. Me këta lojtarë keni nevojë për dikë që përdor shkopin dhe karotën. Luciano do t’i vinte të gjithë në rresht, siç bëri më 2016, kur mori detyrën nga Garcia”. Sidoqoftë, ka nga ata që nuk e harrojnë të kaluarën: “A ju kujtohet çfarë i bëri Tottit? Unë nuk do ta merrja vetëm për këtë”.

“Ndër mundësitë e ndryshme në tregun e trajnerëve janë Allegri dhe Sarri, mund të merren falas, pse të mos përqendrohemi në diçka të re? – komenton një tifoz tjetër verdhekuq. – Do doja ta shihja njërin nga të dy në stolin tonë, do të sillnin një ajër të ri në Trigoria dhe një erë optimizmi. Megjithatë, nuk jemi të sigurt që këta dy trajnerë do të vijnë për ta stërvitur këtë ekip?”.