Një javë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri u bë pjesë e spektaklit të kërcimit në Tv Klan, ‘Dance Albania’.

Adelina është e martuar prej disa vitesh me avokatin maqedonas Serjoza Markov dhe ka edhe një djalë, Jon. Por, duket se këngëtarja vijon të bezdiset ende nga dy pyetje që duket se e kanë ‘acaruar’ dhe ka vendosur ta sqarojë njëherë e mirë.

Ajo merr pyetje nëse partneri i saj është xheloz, e Adelina e ka mohuar duke thënë: Nuk është burri im fare xheloz. Ngaqë nuk është shqiptar ndoshta.

E ndërkaq, përpara performanës së saj, ajo gjithashtu tregoi se ka lexuar komente nga njerëzit se a e ka lënë burri të marrë pjesë në një spektakël të tillë, duke treguar se ka qenë vetë Markovi që e shtyu të marrë pjesë.

‘Rastisa në disa komente ku lexova që “A e ka lënë burri këtë?”. Unë akoma nuk mund ta kuptoj dhe ta besoj se në këtë shekull XXI ka akoma pyetje të tilla. Ai ishte i vetmi i cili më shtyu që të vija këtu dhe insistonte’ – tha Adelina Tahiri.