Dhunimi i një të miture 11-vjeçare në Kosovë nga 5 persona, tronditi të gjithë opinionin publik. Shumë qytetarë u ngritën në protesta në Kosovë dhe në Shqipëri, mes tyre edhe personazhe të njohur të ekranit.

Kjo ka bërë që reperi i njohur me emrin Capital T (Trim Ademi), të revoltohet dhe përmes një postimi, të deklarojë se gjithçka e bënë për t’u dukur mirë në sy të publikut.

“A e dini çfarë më dhemb më së shumti? Që sot askush nuk po flet për skandalin e përdhunimit, a mbaroi tani? 21 ditë protesta dhe mbaroi, të bëhet çfarë të bëhet.

Këtu është gabimi që ne lodhemi shpejt vetëm sa t’i bëjmë fotot për Instagram dhe mbaroi, çfarë ndodh nuk ka rëndësi.

Nuk ka për t’u ndalur tani deri sa të ndryshohet çdo ligj. Edhe qoftë nevoja për ta djegur këtë vend duhet ta bëjmë se as ky shi që po bie s’ka për të na i larë mëkatet”, ka shkruar reperi.