Ajo është një këngëtare mjaft e dashur për të gjithë publikun shqiptar. Herë pas here sjell këngë që mbeten dhe kthehen në hite e pëlqehen mjaft nga pjesa më e madhe e njerëzve.

Bëhet fjalë për Orgesa Zaimin, e cila duket se së fundmi nuk ka vendosur të sjellë një këngë, por të reagojë për një temë që e ka prekur shumë.

Shqetësimi i saj lidhet pikërisht me të birin, Kronin i cili ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij ka vendosur t’i ketë flokët e gjatë.

Mirëpo kjo është kthyer në një problem për të dhe vetë Orgesën, pasi duke pasur flokët e gjata, atë e ngatërrojnë me vajzat.

Vetë këngëtarja ka vendosur të reagojë në rrjetet e saj sociale, duke ia dedikuar videon njerëzve që i ngatërrojnë djalin me vajzat dhe duke shpjeguar se ka qenë vendim i tij për t’i pasur flokët ashtu.

Orgesa duket mjaft e revoltuar ndërsa bën thirrje që mos të ketë më stereotipe të tilla për fëmijët, por t’i lënë rehat.