Delinda Disha është aktorja e njohur shqiptare, tepër e dashur për publikun për rolet e saj, qoftë në Portokalli, apo edhe në Klanifornia.

Së fundmi, Delindën e shohim në një pozicion të ri në media, si moderatore krah Fiori Dardhës, në emisionin investigativ ‘Xhadat’ në MCN.

Delinda është shumë aktive në rrjete sociale, teksa herë pas here preferon të komunikojë me ndjekësit e fansat e saj, duke përdorur Instagramin si dritare komunikimi.

Një nga ndjekësit e saj e ka pyetur Delindën se kur do t’i bëjë një motër Desantinit dhe përgjigjja e saj ka qenë ‘shumë shpejt’.

Por mesa duket, disa nga portalet e kanë bërë lajm këtë informacion të dhënë nga Delinda, duke e lidhur edhe me shtatëzaninë e mëparshme të aktores, e cila disa muaj më parë rrëfeu se humbi binjakët.

Në një postim në rrjete sociale, ajo ka shpërndarë titullin e lajmit, teksa ka vendosur edhe të reagojë e revoltuar për këto lajme. ‘Tmerr dmth, nuk e di kush i lejon këto faqe që shpifin vetëm për disa klikime, gazetarë dhe pseudogazetarë. Ju mallkoj me shpirt që shfrytëzoni dobësitë dhe shpifni kur plaga ende nuk është shëruar’ – shkruan Delinda Disha në Instagram.