Përpara pak ditësh, Einxhel Shkira zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo është në një lidhje me Dj Dagz, me të cilin krijoi marrëdhënie brenda shtëpisë së Big Brother, ku të dy personazhët publikë ishin banorë.

Çifti është pa dyshim mjaft i diskutuar përgjatë muajve të fundit. Pasi tregoi se ishte shtatëzënë, ndjekësit e media po aludojnë tashmë edhe rreth gjinisë së fëmijës, por jo vetëm.

Kjo situatë e ‘fryrë’ nga mediat ka mërzitur së tepërmi moderatoren shqiptare, e cila ka vendosur të reagojë në rrjetet e saj sociale.

Einxhel është ‘shfryrë’ ndaj mediave, teksa shkruan në një postim të gjatë dhe të ashpër se gazetaria dhe misioni i gazetarit kanë degraduar dhe se atai kanë lodhur shpirtin.

Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Einxhelit të publikuar në Instagramin e saj: