Tea Trifoni është një nga ish-konkurentet më të përfolura të edicionit të kaluar në programin e çifteve, Përputhen.

Fillimisht, ajo mori shumë famë nga emisioni, fillimisht me historinë e saj me Armando Shehin, i njohur ndryshe si Andi, me të cilin doli çift dhe më pas me bërjen publike të lidhjes me Beartin.

Edhe pse tashmë është shkëputur nga televizioni, ku gjatë sezonit të kaluar e pamë si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku Tea ndan me ndjekësit e saj mendime dhe ide rreth temave të ndryshme.

Por duket se një eksperiencë jo e këndshme në një nga baret e Tiranës ka lënë shije të hidhur te ish-konkurentja e Përputhen, që ka vendosur ta ndajë me fansat e saj.

Në një video të publikuar në rrjete sociale ajo shprehet se nuk e kishin lënë të uleshin në pozicionet më të rehatshme të lokalit, pasi ishte e rezervuar për djemtë. “Sot u binda përfundimisht që Shqipëria nuk bëhet më dhe duhet të largohesh këtu 1 orë e më parë sepse shkoj të ulem me një shoqen time në një nga lokalet nga lokalet më të frekuentuara të Tiranës dhe nuk na lejuan të uleshim në një nga kolltuqet, tavolinat, në një nga pozicionet më të rehatshme të lokalit sepse ato vende ishin të rezervuara për çunat. Gocat lejoheshin të uleshin vetëm në mes të lokalit me siguri aty ku mund të ekspozohen më tepër” – thotë ajo.”

Në videon e publikuar në Instastory, ajo duket mjaft e revoltuar dhe shumë me nerva për këtë situatë të pakëndshme në Tiranë.