Ajo është një nga figurat më të dashura të publikut në ekranin shqiptar. Marina Vjollca, moderatorja e njohur e shumë programeve në Shqipëri ka treguar për ndjekësit e saj se ka qenë e infektuar me virusin covid-19.

Edhe pse është shumë aktive në rrjete sociale, ajo nuk ka dhënë detaje më parë rreth infektimit me këtë virus, teksa vetëm ditën e sotme ka treguar se ka rezultuar negative.

Përmes një postimi në Instastory, ajo ka hedhur një foto të tamponit, ku duket se ajo e ka kaluar tashmë periudhën e vështirë.

“Më në fund negative” – shkruan Marina Vjollca në postimin e saj, ndërsa në një story më pas, ajo tregon se ka qëndruar për rreth dy javë e mbyllur në shtëpi.

Ende nuk dihet nëse vetëm Marina ka qenë e infektuar me covid-19, apo nëse edhe partneri i saj, reperi i njohur Ghetto Geasy ka rezultuar gjithashtu pozitiv.