Fotoja e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt që u publikua mbremjen e djeshme, bëri shume bujë në rrjet, edhe pse ribashkimi i tyre ishte konfirmuar më parë.

Vëmendje të madhe morën edhe reagimet e personazheve VIP, të cilët shkruan komentet e tyre në postimin e moderatores.

Mes tyre vihet re komenti i autores së “Për’puthen”, Olsa Muhameti, e cila ka një raport mjaft të mirë me Bora Zemanin.

Disa muaj më parë kur Donaldi nisi një lidhje me Beatrix Ramosajn brenda BBV, Olsa e thumboi hapur aktorin. Por së fundmi duket se ajo është e lumtur për ribashikimin e tij me Borën.

Të paktën kështu ka lënë ajo të kuptohet me komentin e saj në foton e Borës. “Dashuria fiton mbi gjithçka”, shkruan Olsa ne sektorin e komenteve.