Departamenti i Shtetit i SHBA akuzoi Kinën se nuk ka qenë transparente, “të paktën deri më tani”, për origjinën e koronavirusit dhe kërkoi që të ketë raportin e OBSH-së për ta analizuar “nga ekspertët tanë”.

“E qartë që kinezët, të paktën deri më tani, nuk kanë ofruar transparencën e nevojshme që na duhet dhe komunitetit ndërkombëtar në mënyrë që të mund të parandalojmë që këto lloj pandemish të mos përsëriten,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në Twitter.

Përgjigja e Pekinit nuk vonoi të vinte: Kina ftoi Uashingtonin të mbante “një qëndrim të hapur, transparent dhe shkencor duke ftuar ekspertët e OBSH për të kryer studime mbi origjinën” e koronavirusit të ri në SH.B.A.