Dollari dhe Paundi duket se janë rikthyer gjatë ditës së sotme kundrejt Lekut, ndërkohë që Euro mbetet në vend numëro. Sipas Bankës së Shqipërisë, 1 USD u këmbye sot me 114.51 lekë duke u rritur me 0.68 lekë krahasuar e ditën e djeshme.

Një trend të ngjashëm ka ruajtur edhe Paundi Britanik, i cili gjatë ditës së sotme është këmbyer me 137.55 lekë, me një rritje prej 0.43 lekë krahasuar ne një ditë më parë.

Ecuria e kursit te kembimit USD/ Lek. Burimi: Banka e Shqiperise

Sa i përket Euros, ajo edhe sot u këmbye me 116.61 lekë, njëlloj sa ditën e djeshme duke shënuar kështu një ndër nivelet më të ulta gjatë viteve të fundit.

Sezoni turistik si edhe deklaratat për amnistinë fiskale duket se janë ndikuesit kryesore në këtë kurs kembimi të monedhës tonë me euron dhe dollarin.

Kursi i kembimit Euro/ Lek. Burimi: Banka e Shqiperise

Sinjalet nga tregu i pasurive të paluajtshme janë të forta se gjatë javëve të fundit ka patur një fluks të madh të shitjeve për shkak të sasisë së madhe të valutës që po qarkullon në vend.

Ky kurs këmbi favorizon të gjithë ata që kanë kredi në monedhën europiane dhe të ardhurat në lekë si edhe importuesit, ndërkohë që dezavantazhon eksportuesit dhe ata që kanë të ardhurat në euro.