Nuk kanë munguar tensionet ndërmjet tifozëve në Panthessaliko Stadium në Volos, ku zhvillohet ndeshja ndërmjet Greqisë dhe Kosovës e vlefshme për Ligën e Kombeve. Fillimisht, tifozët e ekipit vendas fishkëllyen në momentin kur ishte duke u intonuar himni i Kosovës.
Pastaj, ata kanë provokuar duke shpalosur një pankartë, ku shfaqet harta e Kosovës me flamur të Serbisë. Ndërsa gjatë ndeshjes nuk ka munguar tifozët grekë i kanë gjuajtur me gurë Dardanët që ua kanë kthyer në të njëjtën mënyrë.
Tensionet ndërmjet tifozëve të ekipeve kundërshtare kanë vazhduar në atë pjesë të tribunës. Ndryshe, Greqia dhe Kosova janë pjesë e Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Helenët janë në krye të grupit, kurse Dardanët janë duke i rivalizuar për atë pozitë.
Siç shihet në foto, grekët kanë vendosur flamurin e Serbisë me fytyrë nga tifozëria mike. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga kosovarët, teksa atmosfera në stadium duket e tensionuar.
Edhe pse është vetëm një ndeshje futbolli, si duket grekët nuk dëshirojnë të lejnë gjithçka në kufijtë e sportit, duke bërë veprime të tilla. Pjesa e pare u mbyll 0-0. Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, beri disa ndryshime në rreshtim në krahasim me ndeshjen me Irlandën e Veriut, duke iu përshtatur kundërshtarit, që në “Fadil Vokrri” triumfoi 0-1.
Trajneri francez kthen në portë në rolin e titullarit Aro Muric, ndërsa në mbrojtje Rrahmani dhe Kryesiu në mbrojtje, Domgjoni në të djathtë dhe Aliti në të majtë. Rrudhani dhe Valon Berisha do të rreshtohen para mbrojtjes, ndërsa treshja Rashica, Muslija e Bytyqi pas shpinës së Muriqit.