Macja dhe miu më të famshëm të historisë janë rikthyer në ekran për një tjetër aventurë mahnitëse. Filmi i animuar me titullin “Tom&Jerry” ka dalë fundjavën e kaluar në sallat e kinemave në të gjithë Amerikën dhe menjëherë ka bërë “boom” shikueshmërie e të ardhurash.

Edhe pse mjaft nga kinematë janë të mbyllura apo nuk punojnë me kapacitet të plotë, sërish të ardhurat kanë qenë marramendëse. Filmi i animuar me dy personazhet e famshme e të dashura, që debutoi fundjavën e kaluar në kinema, mësohet se ka arkëtuar në vetëm 48 orë 13.5 milionë dollarë.

Filmi drejtohet nga regjizori i njohur Tim Story dhe bazohet në aventurat e dy personazheve të famshme për të gjitha grupmoshat. Këtë herë, aventura e tyre është transferuar në një nga hotelet më të mira të Nju Jorkut. Në prag të “martesës së shekullit”, drejtuesit e hotelit marrin në punë macen Tom për të hequr qeve miushin Jerry.

Si gjithnjë, aventurat e përplasjet mes tyre janë plot humor dhe të papritura…