Lega Serie A dhe UEFA njoftojnë nisjen e një bashkëpunimi të bazuar në vizionin e përbashkët të futbollit të qëndrueshëm dhe të aftë për të inicuar, frymëzuar dhe përshpejtuar veprime kolektive në respekt të të drejtave të njeriut dhe mjedisit.

Si pjesë e Strategjisë së Qëndrueshmërisë së Futbollit të UEFA-s 2030, botuar në dhjetor 2021, Lega Serie A është liga e parë e futbollit e zgjedhur nga UEFA për të kryer një projekt pilot që synon të përcaktojë një strategji të qartë qëndrueshmërie deri në sezonin 2023/2024 te trajtuar në 11 tema.

Antiracizmi, mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve, barazia dhe përfshirja, futbolli për të gjitha aftësitë, shëndeti dhe mirëqenia, mbështetja për refugjatët, solidariteti dhe të drejtat, ekonomia rrethore, mbrojtja e klimës, qëndrueshmëria e ngjarjeve dhe qëndrueshmëria e infrastrukturës.

E ndersa Serie A tenton te dale nga gropa, sigurisht qe ka edhe nga ato qe akuzojne! I intervistuar për Sportitalia, Rocco Commisso foli për situatën ekonomike në Itali si më poshtë: “Juve ka humbur 550 milionë, Milani 500, Interi 445 në tre vitet e fundit.

Nga ana tjetër, Fiorentina ka një fitim prej 16 milione eurosh. Nuk jam këtu për të kritikuar Juventusin sepse ata tashmë kanë mjaft probleme. Ne nuk bëjmë vrima ekonomike në buxhet si ato klube…”.