Disa muaj pasi u arrestua me shumë bujë në media, si e përfshirë në një grup kriminal me trafikun e drogës, këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila duket se i është rikthyer jetës normale.

Ajo u arrestua në muajin mars dhe u lirua në muajin maj, teksa ndaj saj ranë të gjtha akuzat e ngritura.

E së fundmi, Elsa është bërë “e gjallë” për të gjithë dashamirësit e saj, teksa i është bashkuar edhe rrjetit social Instagram përpara një jave.

Ajo ka bërë disa publikime përgjatë këtyre ditëve, teksa ka dhënë edhe një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ndjekësit e saj.

Elsa do të rikthehet sërish në muzikë, teksa lajmin e bukur e ka dhënë vetë ajo në postimin e bërë në Instagram.