Prej disa kohësh, kantautori i njohur shqiptar Flori Mumajesi ka qëndruar larg syrit të medias dhe audiencës shqiptare.
Ai nuk ka sjellë asnjë këngë të re muajt e fundit, por ndër të tjera, është tërhequr edhe nga rrjetet sociale, duke mos zbuluar asnjë të re rreth tij e duke qëndruar në heshtje.
Por më në fund vjen edhe lajmi i mirë! Flori do të rikthehet së shpejti me një këngë të re, e për më tepër në duet me një nga knëgëtarët më të preferuar të momentit! Bëhet fjalë për Ylli Limanin, i cili ka qenë shumë aktiv me këngët e reja përgjatë këtij viti.
Ka qenë vetë dyshja që e ka konfirmuar duetin në rrjete sociale. Ylli Limani ka sjellë një pjesë shumë të vogël të këngës së re në Instagram, ku mbi video i ka drejtuar ndjekësit drejt Florit për të zbuluar datën se kur do të dalë për fansat.
Ndërkaq, vetë kantautori e ka shpërndarë këtë video në Instagram ku shkruan: “Është fshehur pas reve, as nuk e shoh, as më sheh”.
Më tej, ai zbulon sërish një tjetër pjesë të këngës me zërin e tij në sfond, ndërsa shkruan mbi video “Nëse vlen si përgjigje”, por sërish nuk jep një datë se kur del kënga.