Pas bashkëpunimit të suksesshëm me Majk, Ghetto Geasy do të sjellë së shpejti duetin e radhës.

Reperi shqiptar ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se projekti i radhës do të vijë në bashkëpunim me Cozman dhe Onat, duke risjellë kështu për të gjithë fansat rikthimin e grupit Babastars.

“Coming soon”- “Vjen së shpejti” shkruan Geasy në postimin e tij në Instagram, duke mos zbuluar asgjë më tepër rreth këngës, që do të jetë pa dyshim një hit.

Ribashkimi i grupit Babastars do të gëzojë të gjithë të fansat e këtij grupi jo vetëm në Shqipëri e Kosovë.

Djemtë duket se kanë vendosur t’i lënë pas krahëve mëritë e vjetra dhe të bëhen bashkë për kënaqësinë e fansave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy)