Gjatë kësaj të mërkure, vendi ynë do të karakterizohet nga një mot i kthjellët përgjatë gjithë ditës.

Vranësira të pakta mund të duken vetëm në zonat malore, por nuk priten reshje shiu.

Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë gjatë ditës së sotme, teksa termometri do të arrijë maksimumin e tij në zonat e ulëta dhe bregdet deri në 33-34°C.

Era do të fryjë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.