Vis Pupa është një nga aktorët më të dashur në Shqipëri, i cili së fundmi ishte edhe pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP 2. Edhe pse nuk qëndroi shumë gjatë në këtë shtëpi, aktori fitoi zemrat e të gjithë shqiptarëve për atë që tregoi në këtë reality show.

Së fundmi, i ftuar në Top Channel, aktori ka ka folur lidhur me këtë ekperiencë të re që sapo kaloi si dhe për planet e tij të ardhme. Përveç projekteve muzikore, Visi tregoi se ai ka në plan të sjellë për publikun edhe filmin komedi ‘Legjenda e Fundit 2’.

Visi zbuloi se ai ka në plan që të ketë pjesë të filmit edhe disa nga banorët e shtëpisë së Big Brother VIP 2. “Kam qejf të bëjë një film, mund të ketë disa pjesë të shkurtra humoristike…po dhe këtë filmin e kam qejf, dua të rikthej filmin e fundit që kam regjistruar në Amerikë në 2011.

Dua të bëj dyshin, po dua të bëhet këtu, dua një produksion të madh, shume veta nga shtëpia e BBV2 kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e këtij produksioni…”, tha Visi për “Top Channel”.