Prej disa muajsh, Luana Vjollca i ka munguar ekranit shqiptar, teksa fansat e saj kanë pasur mundësi ta ndjekin në rrjete sociale ku ajo është shumë aktive.

Kohët e fundit është përfolur për një largim të Luanës nga Top Channel dhe kalimin e saj në një tjetër televizion të madh, TV Klan.

Edhe pse Luana ende nuk ka zbuluar asgjë për aventurën e saj të re, ka qenë vetë faqja zyrtare e TV Klan që ka treguar se moderatorja e njohur do të jetë këtë sezon pjesë e tij.

Në një kronikë të përgatitur ku zbulohet i gjithë programacioni i këtij viti, televizioni zbulon se rikthimi i Luana Vjollcës do ta ketë emrin “S’luan dot me mua”, një program që pritet të mbërthejë publikun shqiptar.

Show i madh televiziv pritet që të transmetohet çdo të premte në TV Klan dhe do të jetë një program që do të përfshijë emra të njohur të botës rozë dhe spektaklit.

Nga emri, programi mund të jetë i ngjashëm me “Shiko Kush Luan”, një tjetër program i suksesshëm i Luanës në Top Channel në këto vite të fundit.

Gjithashtu, flitet se Luana do të drejtojë edhe dy emisione të tjera në këtë televizion, por ende nuk është konfirmuar asgjë.