Territori shqiptar do të vijojë të mbetet nën dominimin e një moti të kthjellët gjatë gjithë ditës së sotme.

Nuk do të mungojnë as vranësirat që do të jenë më të dukshme e më të fokusuara kryesisht në zonat malore të vendit, por që priten të shfaqen edhe në ultësirën perëndimore pjesërisht.

Temperaturat do të rriten lehtë gjatë kësaj të marte, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke shkaktuar dallgëzim 2 – 3 ballë.