Viti i kaluar nuk ka qenë shumë i mirë për Ronaldinho-n.

Ish-ylli brazilian, në fakt, ka kaluar 171 ditë në burg dhe arrest shtëpie. Imazhet e ndeshjeve të tija me të burgosur të tjerë kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Dinho është ndaluar në Paraguai bashkë më vëllanë me akuzën e falsifikimit të pasaportave. Më pas ka qenë i detyruar të paguajë rreth 160 mijë euro për ta mbyllur menjëherë gjyqin dhe për t’iu kthyer jetës së tij.

E bukura është se pavarësisht gjithë këtyre, imazhi i tij duket se nuk ka pësuar asnjë dëm. E përditshmja El Pais i ka bërë llogaritë Ronaldinho-s që, menjëherë pas daljes nga burgu, duket se ka fituar rreth 750 mijë euro nga reklamat dhe sponsorizimet.

Mes projekteve të ardhshme, duket se është edhe një film mbi jetën e tij. Një rilindje e vërtetë për Dinho-n.