Artistja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo është martuar me regjisorin e njohur Taika Waititi në një ceremoni mjaft intime të mbajtur në Londër.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja The Sun UK, ceremonia ishte mjaft private, ku ishin të ftuar njerëzit e tyre më të afërt dhe më të dashur. Sipas burimeve të medias britanike, çifti pritet të bëjë edhe një dasmë të madhe, por që nuk do të ketë bujë.

Mësohet se tashmë Rita Ora do të mbajë edhe mbiemrin e partnerit të saj, Rita Waititi-Ora.

Rita dhe Taiti janë në një marrëdhënie bashkë prej më shumë se një viti e gjysmë, teksa janë njohur kur artistja shqiptare ishte një nga trajneret e programit “The Voice” në Australi.

Ata u shfaqën për herë të parë së bashku në premierën e serialit “The Suicide Squad” në gushtin e një viti më parë.