Një skenar i lezetshëm mund të ndodhë në merkaton e janarit, ku janë të përfshirë 3 klube dhe dy futbollistë. Interi, Tottenhami dhe PSG pritet të ndërveprojnë mes tyre për t’i dhënë zgjidhje të ardhmes së Christian Eriksen dhe Dele Alli.

Eriksen pritet të rikthehet tek ekipi i Tottenhamit në merkaton e janarit. Interi nuk e do në skuadër dhe Antonio Conte dëshiron ta shesë. Jose Murinho nga krahu tjetër ka besim se mund ta rikthejë në formën e tij maksimale.

PSG nga krahu tjetër ka hequr dorë nga danezi dhe shpreson që të rrëmbejë Dele Alli në këtë rokadë. Anglezi ka probleme me Mourinhon dhe ky ka dhënë miratimin për ta larguar nga skuadra e “Spursave”.