Dyshja Donald – Beatrix që u krijua brenda mureve të Big Brother Albania VIP 1 vijon të përbëjë lajm. Së fundmi ka qenë tezja e Beatrix Ramosaj, Albërie Hadërgjonaj, ajo e cila ka folur për mbesën e saj dhe lidhjen që krijoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri me aktorin vlonjat, Donald Veshaj.

E pyetur nga paneli i Goca dhe Gra në Top Channel në lidhje me këtë temë, ajo deklaroi se lidhja e Trixës me Donaldin u bë shumë e madhe dhe doli jashtë kontrollit.

Ajo nuk kurseu as thumbimet për aktorin, tashmë moderator i një emisioni në Top Channel, duke thënë se një burrë që nuk të respekton, nuk të meriton.

“Mendoj se historia e ‘Big Brother’ u bë shumë e madhe dhe doli jashtë kontrollit. Beatrix përveç se është e brishtë, është pa eksperienca. Të gjithë njerëzit rriten nga eksperiencat dhe kjo nuk ishte ndonjë gjë e madhe .

Jeta është një dhuratë që na e ka dhënë zoti çdo ditë. Duhet të ngrihemi e ta bëjmë atë të bukur për veten tonë. Për askënd tjetër. Në qoftë se një burrë nuk të respekton, ai nuk meriton të të ketë. Jo të gjithë burrat janë të mirë. Ose gjithë gratë” – tha Albëria në Top Channel.