Dita e sotme ishte mjaft e veçantë dhe e lumtur për familjen e një nga këngëtareve të njohura shqiptare. Bëhet fjalë për Rona Nishliun, e cila ditën e sotme feston ditëlindjen e tretë të vajzës së saj, Noa.

Rona Nishliu organizoi një festë të vogël për ditëlindjen e vajzë së saj. Vetë këngëtarja i ka dedikuar një urim mjaft emocionues Noa-s së vogël në rrjetet e saj sociale.

Të dashur miq,

Meqenëse me ju kam ndarë pothuajse çdo emocion personal dhe profesional, s’kam si të mos ndaj edhe emocionet që më fali ardhja e saj në jetën time, tre vjet më parë, gëzimi im parë, Vajza Noa, siç ka qejf ta thërras “xemla” ime e vogël! Noa, për ty u luta çdo natë dhe gjatë…

E ti më lumturove, për herë të parë kur më dhe shenja se po rriteshe brenda meje, e pastaj edhe më shumë, si sot para 3 vjetëve, kur pas 17 orëve jo dhe aq të lehta e gjithë vonesa e komplikime, vendose të shkëputesh nga trupi im dhe më erdhe si bekimi më i çmuar në jetë. Noa, dije mirë se ti je një mrekulli dhe unë thjesht të dua e të adhuroj.

Qofsh e gëzuar dhe e përmbushur me çdo gjë që të sjell jeta, fat e shëndet paç përherë, dëshirë e vullnet të mësosh e provosh, trimëri, guxim dhe mençuri ta sfidosh veten, e dashuri paç për gjithë universin. Noa, veç ji vetvetja, veç ec drejt, me mend në kokë, e kurrë mos e harro zemrën në kraharor. Jeta e fati qofshin bujare me ty “xemla” ime e vogël, e gëzofsh çdo sekondë të jetës.

Gëzuar 3 vjetorin e lindjes Vajza Noa!!! TË DUA. – shkruan Nishliu në Facebook.

Noa nuk është fëmija i vetëm i Rona Nishliut, pasi ajo është edhe mama e një djali të vogël, Bardhyl.