Ylli i Manchester United dhe partnerja 28-vjeçare e tij Georgina Rodriguez i ngacmuan fansat dje me fotot në avionin privat të Ronaldos dhe duke ngrënë në një tavolinë të madhe prej druri. Destinacioni i tyre i fshehtë me diell tani është paraqitur si një vendstrehim i madh rural, në këmbët e maleve Tramuntana.

Vila ka palestrën e saj, pishinë të rrethuar nga palma, disa xhakuzi, një fushë volejbolli në plazh dhe një fushë mini-futbolli, sipas gazetës ishullore “Ultima Hora”, e cila ka publikuar pamje ajrore të pronës madhështore.

Gazeta thotë gjithashtu se vila ka kishën e saj dhe një “dhomë erotike” të përfolur nëntokësore. Është e njëjta pronë që ish-bashkëlojtari i yllit të Manchester United, Sergio Ramos zgjodhi për pushimet e mëparshme me gruan Pilar Rubio dhe fëmijët e tyre.

Ronaldo, i cili ka marrë vajzën e tij dy muajshe Esmeralda në pushimet e saj të para, pritet të qëndrojë në këtë vilë gjatë 10 ditëve të ardhshme. CR7 do të shijojë shëtitjet e rregullta në jahtin e tij, që mendohet të jetë “Azimut Grande” me vlerë 5.5 milionë paund, i ankoruar në jugperëndim të ishullit.

Nuk dihet se sa e ka marrë me qira shtëpinë e tij të pushimit futbollisti portugez. Raportet lokale thonë se ai ka marrë me vete dy makina sportive nga flota e tij e shumëllojshme; “Bugatti Centodieci” me prodhim të kufizuar dhe që kushton 8.5 milionë £ dhe një “Mercedes 4×4”. Të dyja makinat luksoze ia kanë sjellë me traget përmes itinerarit spanjoll.

Futbollisti dhe familja e tij zgjodhën Mallorca për pushimet e tyre verore vitin e kaluar, përpara se sulmuesi të njoftonte se po kthehej në “Old Trafford”. Ata qëndruan në një rezidencë historike buzë detit prej 10.000 £ nata, në ishull, e ndërtuar për të mbrojtur bregdetin nga sulmet e britanikëve.

Prona u identifikua si “Castell de Manresa”, pasi Ronaldo postoi foto të tij duke pushuar me Georgina në fillim të korrikut të vitit të kaluar. Ky pushim i ri është i pari i çiftit që kur njoftuan vdekjen tragjike të vëllait binjak të Esmeralda më 18 prill.