Është zbuluar se Cristiano Ronaldo është shumë i zemëruar për situatën e tij te Manchester United. Ish-shoku i skuadrës dhe legjenda e United Rio Ferdinand ka folur për atë po ndodh në prapaskenë në Old Trafford.

Dhe duke e bërë këtë, ai zbuloi disa nga detajet e bisedave që ka pasur me sulmuesin legjendar, i cili po kalon një sezon zhgënjyes me aktivizimin e tij në ekip që vjen kryesisht nga stoli.

Duke folur në kanalin e tij në YouTube FIVE, Ferdinand tha: “Kur kam folur me të gjatë kësaj periudhe që nuk ka luajtur… Është e qartë se është shumë i zemëruar. Por është i qetë dhe ka mentalitetin ‘do të vijë shansi dhe unë do të shënoj gola’, dhe shansi do të vijë në një moment.

“Nuk ka dyshim në mendjen time se ai është i mërzitur – sigurisht që është, por mendoj se çdo profesionist që vlerëson veten dhe dëshiron të luajë çdo ndeshje ka të drejtën të jetë i mërzitur.

“Por atëherë ka të bëjë me atë që ndodh më pas dhe kur vjen mundësia. Ai është më i shpejti që lëviz nga stolit kur i kërkohet të futet në fushë”.

Ronaldo u aktivizua nga stoli kundër Everton-it dhe realizoi golin e fitores për të arritur shifrën e mahnitshme të 700 golave ​​në karrierën e tij me klube.

Nga ndeshjet që ka luajtur titullar, Ronaldo ka shënuar vetëm një herë – një penallti kundër Sheriff në ndeshjen e Europa League.

37-vjeçari është bllokuar nga Marcus Rashford dhe Anthony Martial, por një dëmtim i këtij të fundit mund të bëjë që portugezi të  ketë më shumë mundësi të jetë titullar në kampionat.

Megjithatë, me Ronaldon që ka shumë mundësi të luajë në Europa League kundër Omonia Nicosia të enjten, vendi i tij në formacion për sfidën e kampionatit mbetet në dyshim.

Ferdinand shtoi: “Kur ai del në fushë, ju mund të shihni se ka një uri dhe dëshirë për të shënuar gola. Ky djalosh ka një obsesion të përgënjeshtrojë kritikët. Goli numër 700 ishte për njerëz si Jamie Carragher dhe njerëz të tillë që janë të dëshpëruar ta shikojnë të largohet”.