Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo po kalon pushime luksoze me familjen e tij në një ishull privat në Majorca të Spanjës.

Sulmuesi 37-vjeçar mund të shihet duke shijuar pushimet me partneren e tij, Georgina Rodriguez, së bashku me pesë fëmijët në jahtin e tij prej 5.5 milionë sterlinash.

Bugatti Centodieci i Cristiano Ronaldos, i cili vlen rreth 8.5 milion sterlina, i është bashkuar familjes si dhe një automjeti më familjar.

Sipas një raporti të Daily Star, Ronaldo ka e ka marrë me anije Bugatti Centodieci të rrallë prej 8.5 milionë sterlinash në ishullin privat për të shmangur shpenzimet shtesë të marrjes me qira të një makine gjatë pushimeve.

Ylli portugez pritet të kalojë vetëm dhjetë ditë në Spanjë para se të kthehet në Angli për të filluar përgatitjet për sezonin 2022/23 me Manchester United.