Pavarësisht kritikave negative që ka marrë, Ronela Hajati është shprehur se do ta përfaqësonte Shqipërinë përsëri në Eurovision. Kohë më parë, këngëtarja e cilësoi Euovisionin si një nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj. Më tej ajo bëri një lutje për të gjithë ndjekësit e saj, të cilëve iu kërkon të mos shpërndajnë më urrejtje dhe negativitet.

“Ok…. Kjo është gjëja e fundit që do të flas për Eurovisionin. Ajo ishte një nga eksperiencat më të bukura të jetës time. Pasi u skualifikuam, vrapova tek balerinët e mi, u përqafuam dhe dolëm për të kërcyer.

Kam takuar njerëz të mrekullueshëm, artistë që i dua shumë!”, shkroi këngëtarja asokohe. Kështu është shprehur vetë këngëtarja në një postim të fundit në profilin e saj në “Instagram”.

Ajo ka ndarë disa foto dhe video nga koncerti i fundit që ka mbajtur në Londër, ku mes të tjerash shkruan: “Eurovizioni ka qenë një nga eksperiencat më të bukura në jetën time, ndonjëherë mendoj se duhet ta bëj përsëri”…