Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, është shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku ndan me ndjekësit detaje nga jeta e saj, qofshin këto gëzime apo shqetësime.

Këngëtarja ka dalë mbrëmjen e djeshme si rrallëherë me miqtë e saj, pasi siç ka treguar edhe vetë, nuk është person që del shpesh.

Krah postimeve me mikeshat e saj, këngëtarja shkruan në një status: “Bëj si karagjoze, por kam 1000 halle mbi kokë.

Nejse se jeta e vështirë është bërë për njerëzit e fortë si puna ime. Ose kush e di haqet e kujt po laj…le që unë s’i hyj njeriu në hak. Dilema të thella miq”, shkroi Ronela.