Rosela Gjylbegu është një nga artistet më të dashura shqiptare.

Ajo nuk është vetëm një këngëtare e mirë, por edhe një njeri shumë i mirë.

Me postimin e saj të fundit në rrjete sociale, Rosela na ka prekur së tepërmi, teksa ka publikuar një fotografi të gjyshërve të saj.

Këngëtarja e ka shoqëruar foton me disa fjalë tejet emocionale, duke i deklaruar publikisht dashurinë njerëzve të saj të dashur.

“Na kanë mësuar gjithçka në jetë, por jo si të jetojmë pa prezencën e tyre. Ndoshta edhe për këtë na donin më shumë se të gjithë. Ju dua gjyshe, përgjithmonë!”- shkruan Rosela.