Lajmi i pozitivitetit me Covid 19 i pilotit italian Valentino Rossi ka befasuar të gjithë në MotoGP e sidomos te Yamaha, që tashmë e sheh veten me vetëm një pilot në prag të garës së Aragon.

Sipas mediave spanjolle, Yamaha është gati të rikthejë në pistë pas gati një viti pushim Jorge Lorenzo. Ky i fundit u tërhoq nga garat vitin e kaluar, ndërkohë që këtë sezon ka qenë si kolaudator i Yamaha, një rival dhe “armik” i Rossit në pistë e jashtë saj.

Për momentin kjo nuk është konfirmuar, teksa shihen si kandidatë edhe Stefan Bradl apo Bradley Smith, që këtë sezon kanë bërë disa herë zëvendësuesin me motorë të ndryshëm.