Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të preferuara shqiptare ndër vite. Ajo është kthyer së fundmi në një personazh mjaft të dashur edhe në rrjetin social TikTok ku ajo numëron rreth 89 mijë ndjekës.

Këngëtarja poston video të ndryshme nga përditshmëria e saj dhe koncertet ku ajo performon.

E ftuar në emisionin N’Nejë, ajo ka zbuluar disa gjëra nga jeta e saj profesionale dhe private. Por ajo është ngacmuar nga moderatorja edhe për vlerën më të lartë që ajo ka fituar nga TikToku, duke qenë se ka aktivitet të përditshëm.

Rovena ka zbuluar se ka fituar një shifër goxha të majme në muaj, afro 100 mijë dollarë për gjatë kohës që ishte shumë aktive. ‘’Kam fituar me thënë të drejtën, ato dy muaj që unë kam qenë më aktive në TikTok afro 100 mijë dollarë. Nuk kam kohë të rri aty. Ajo është për ata njerëz që kanë kohë’’ – ka zbuluar ajo për herë të parë.

Po ashtu Rovena ka treguar se paguan tatimet ndaj TikTok, madje ky rrjet social i merr asaj 50% të fitimeve.