Prej disa kohësh, po flitej se moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, do të bëheshin prindër për herë të parë. Por vetëm një ditë më parë, Einxhel pranoi më në fund se është në pritje të një fëmije, duke shkruar ne Instagram:
“Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se cdo enderr ne jete…Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re…
Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti tet bekoj me dhuraten me hyjnore…Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla…”, shkruan Einxhel krahas videos.
Einxhel dhe DJ Dagz morën një sërë urimesh nga miqtë dhe fansat e tyre. Shumë personazhe të famshëm reaguan për lajmin, mes tyre dhe Roza Lati.
Roza është është shprehur përmes rrjeteve sociale se Einxhel, i ka dalë shtatzënë në ëndërr që më 29 qershor, pra gati dy muaj para lajmit. “Më ke dalë në ëndërr që me 29 Qershor…dhe ja ku jemi! Zoti ju bekoftë.”, ka shkruar moderatorja.