Aktore, këngëtare dhe moderatore. 3 profesione të ndryshme në 1 person dhe këtu bëhet fjalë për personazhin e dashur të showbiz-it shqiptar, Rozana Radi.

Prej vitesha ajo është pjesë aktive e ekranit shqiptar, fillimisht si këngëtare e më tej e kemi njohur edhe si aktore e tashmë si moderatore të emisioneve investigative në krah të Fiori Dardhës.

Rozana është një nga femrat më të suksesshme në Shqipëri, teksa numëron mijëra fansa.

Së fundmi, ajo ka vendosur të jetë aktive më shumë në rrjete sociale dhe t’u japë atyre mundësinë ta pyesin për gjëra që duan të dinë rreth artistes.

Një nga ndjekësit e saj, që me siguri jeton jashtë vendit e pyet Rozanën nëse ndihet e qetë ndërsa jeton në Shqipëri.

Përgjigjja e saj ka habitur fansat, teksa ajo shprehet se prej kohësh nuk ndihet e sigurtë që jeton në Shqipëri dhe se edhe ajo si shumë të tjerë që qëndruan e shpresuan se Shqipëria do të bëhet kanë bërë gabim që nuk janë larguar me kohë nga këtu.

Duket e çuditshme në fakt kjo përgjigjje, pasi kur një personazh publik nuk ndihet i sigurt në Shqipëri, çfarë duhet të mendojë një qytetar i thjeshtë?…