Prej disa vitesh ishim mësuar ta shihnim artisten shqiptare Rozana Radi në rolin e moderatores, së bashku me Fiori Dardhën.
Mirëpo duke nisur nga ky sezon, Rozana Radi nuk do të jetë më pjesë e emisionit investigativ, duke u larguar kështu nga moderimi.
Artistja ka qenë mjaft aktive së fundmi në rrjete sociale, e kryesisht në Instagram, duke zhvilluar herë pas here intervista virtuale me ndjekësit e saj.
E pyetur nga ta se pse nuk do të jetë më pjesë e emisionit këtë sezon, Rozana përgjigjet se çdo rrugëtim mbaron një ditë, ndërsa në vijim ajo zbulon edhe se ku do ta shohim këtë sezon.
Rozana tregon se do të vijojmë ta shohim sërish në televizor këtë sezon, me diçka tjetër, por pa zbuluar se për çfarë projekti bëhet fjalë. “Shihemi në Tv këtë sezon me diçka tjetër bashkë” – shkruan ajo.
Në fakt, Rozi ka ditur gjithmonë të surprizojë publikun dhe median, ndaj jemi gjithë sy e veshë të shohim se ç’plane ka.