Kjo e shtunë do të karakterizohet nga një mot i vranët. I gjithë territori shqiptar do të dominohet nga vranësirat e shumta e reshjet e shiut.

Sipas Meteoalb, pritet që në vijim vranësirat të pësojnë më tepër zhvillime, duke shkaktuar edhe  rrebeshe shiu.

Gjatë ditës së sotme pritet që të ketë edhe një ulje të ndjeshme të temperaturave duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior duke shkaktuar dallgëzim 5 ballë.