Lufta në Ukrainë ka ndarë familjet dhe përjashtim nga kjo nuk bën as familja e presidentit Volodymir Zelenski. Ai dhë bashkëshortja e tij Olena Zelenska jetojnë të ndarë. Çifti presidencial, ka dalë në publik për herë të dytë që nga nisja e luftës, gjatë një interviste që kanë dhënë për mediat.

Familja jonë jeton e ndarë, ashtu sikurse ka ndodhur për të gjitha familjet tona në Ukrainë. Jetojmë të ndarë dhe vetëm dëgjohemi në telefon në mbrëmje, kur ulemi për të ngrënë darkë. Kjo është jeta tani në Ukrainë dhe po përshtatemi të gjithë”, u shpreh 44-vjeçarja Olena Zelenska.

Kjo është një luftë e frikshme, e keqe, që po merr jetë njerëzish të pafajshëm. Lutemi çdo ditë për paqen. Gjithsesi, askush nuk do të ma marrë bashkëshortin, as kjo luftë”, u shpreh bashkëshortja e Zelensky gjatë intervistës. Çifti ka dy fëmijë, një vajzë (17 vjeçe) dhe një djalë (9 vjeç), që për shkak të luftës jetojnë me nënën.