Ish-konkurrentja e Big Brother VIP 1, blogerja dhe moderatorja e njohur, Sarah Berisha ka folur së fundmi lidhur me jetën e saj pas pjesëmarrjes në programin e shumë komentuar. E ftuar në emisionin ‘E diell’, ajo u ndal edhe në marrëdhënien e saj me Dj PM, te familja dhe puna.

Sarah u shpreh se ajo jeton mes Prishtinës dhe Tiranës, pasi DJ Pm jeton në kryeqytetin e dytë të shqiptarëve. Ndër të tjera, ajo tha se e ka të vështirë ta tërheqë Dj PM të vijë të jetojë në Shqipëri.

“Është shumë e vështirë që ta tërheq PM të vijë ktej. Por më duhet ta pranoj që njerëzit mua në Prishtinë dhe Kosovë më kanë pritur shumë mirë, edhe më duan fort” – tha Sara, e cila foli edhe në lidhje me përshtatjen e kuzhinës .“Ne kemi të njëjtën kuzhinë afërsisht, unë kam qejf flinë, qebabat. Unë jam mësuar me ushqimin e detit, ndërsa në Kosovë nuk e konsumojnë shumë.”

Sarah tregoi edhe nëse ajo dhe Dj PM e kanë menduar të jetojnë në Itali. “Jo se nuk e kemi menduar, por ne të dy jemi në karrierë dhe po rritemi, kështu që…”