Këtë sezon ka patur disa momente kur kam menduar se kemi shanse për t’u shpallur kampion bote. gjithsesi, besoj se momenti që isha 100% i bindur se do t’ia dilja mbanë ishte gara e Francës. Në atë garë avantazhi që kishim me rivalët ishte maksimal”, u shpreh Max Verstappen.

Piloti holandez i Red Bull bën një retrospektivë të këtij sezoni , ku u shpall për të dytën herë kampion bote për pilotë në Formula 1. “Kishim një makinë kompetitive. E dija që edhe Ferrari ishte një rivale e fortë, por isha i bindur se ai avantazh që kishim krijuar ishte i pamundur të ngushtohej”, tha Verstappen.

Në garën e Francës, Leclerc siguroi “pole”. Gjithsesi, në mesin e garës ai ishte në vështirësi dhe më pas humbi kontrollin e makinës, duke u përplasur. Ajo garë i ksuthoi shumë ferraristit, që edhe pse u përpoq nuk arriti kurrë të ngushtonte diferencën me Verstappen.