Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë një nga çiftet më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Shumë shpejt dy personazhet presin të bëhen prindër për herë të parë me një djalë.

Këngëtari është rrëfyer ditën e sotme në emisionin “ABC e Mëngjesit” se nuk e njihte më parë Dojnën dhe nuk e kishte menduar kurrë se do të rrinte gjatë me një person. “Është shumë mirë Dojna. Nuk e kisha menduar ndonjëherë që do të rrija dot gjatë me një person. Nuk e mendoja se do të ndodhte. Kishte shumë njerëz që më thoshin që do të ndodhte”.

Më tej, ai ka folur edhe për shtatëzaninë e Dojnës, duke ndarë për të gjithë fansat disa detaje emocionuese të patreguara më parë. “Më vjen keq që zgjat vetëm 9 muaj kjo gjë. Unë do të kisha dashur që të zgjaste më shumë kjo gjë. Ka momentet e veta e ka përjetuar edhe më tepër. Fillimisht nuk hante fare, tani ka filluar i ndjen lezetin. Para disa ditësh kishte marr një tortë dhe e futi në ngrirje, mezi po priste ta hante”.