Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi e cila është bërë së fundmi pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP ka rrëfyer një ditë më parë se vitin e kaluar ka kryer një operacion për shkak se kishte kancer në gji. Ajo tregoi se pas hyrjes së saj në shtëpi, ka ndjerë disa shqetësime.

Menjëherë produksioni ka marrë masat dhe këngëtarja i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve, ndërsa gjatë spektaklit të sotëm, ajo ka vendosur të tregojë se pse e tha brenda shtëpisë këtë histori, ndërsa i falënderoi të gjithë për kujdesin.

“Fillimisht ju falënderoj për kujdesin që keni treguar ndaj meje. Ka qenë e papritur për mua, por mos të harroj që është gjithmonë. Çdo shqetësim i vogël reagoj. Më vjen keq dhe jam e sigurt që ju kam dhënë ekstra stres, sepse e di sa e vështirë është këtu. Ju kërkoj falje të gjithëve.

Në momentin që pata frikë, kontrolloja gjirin dhe Diola e vuri re. Vendosa ta ndaj me Diolën, e dija se njerëzit jashtë e kanë marrë vesh. Kur pashë dritën jeshile nga doktoresha, u ktheva në shtëpi për të ndarë një lajm të mirë me ta. Ndoshta nuk gjeta një empati.

Luizi ka qenë një nga personat që ka qenë direkt me mua. Por reagimi i menjëhershëm. I kuptoj të gjitha, mendimet ndryshe, mendimet që  ke thënë për vëmendje. Një gjë e tillë më penalizon, ashtu siç e tha Olta. Unë isha shumë e lumtur gjatë kohës që po kthehesha në shtëpi”- tha Nita.