Bono Vox, gjatë një interviste të dhënë për një radio të BBC, ka zbuluar në mënyrë të papritur: “Kam një tjetër vëlla që  e dua, madje e adhuroj dhe se nuk e dija  që e kisha”.

Zbulimi, ka treguar këngëtari i grupit lgjendar U2, është bërë gjithsesi njëzet vite më parë, pak para ndarjes nga jeta të babait të tij. Mamaja e Bono-s ishte ndarë më parë nga jeta, pa e ditur se bashkëshorti i saj kishte patur një fëmijë me një grua tjetër.

“Babai im ka patur një miqësi të thellë me këtë  grua të mrekullueshme dhe kanë patur një fëmijë bashkë”, ka thënë këngëtari, i cili ka shtuar më pas se ka patur një lidhje të komplikuar me babanë, veçanërisht pas vdekjes së mamasë, që ndodhi në 1974-ën.

Në shtëpi kishin mbetur ai, q ë në atë kohë ishte 14 vjeç, vëllai i madh Norman dhe babai Bob. “E kam pyetur nëse e kishte dashur mamanë time, më është përgjigjur duke thënë po.

“Dhe kur  kam këmbëngulur duke i kërkuar të më shpjegonte pse kishte ndodhur kjo, më është përgjigjur ‘ndodh'”, ka vazhduar Bono.

Në fund ka pohuar: “Nuk po kërkonte falje, thjesht po pohonte se këto janë faktet. Atëherë mirë, unë jam në paqe me të gjithë këtë”.